PRODHIMET BIO NE RRUSH E VERE

 Rëndësia e prodhimeve “bio”, në rrush dhe verë, kushtëzohet për momentin nga 2 faktorë kryesorë:

a.  Rritja e kërkesave gjithnjë në rritje e konsumatorit për këto prodhime cilësore dhe të pa dëmshme për shëndetin siç mund të ndodhë me prodhimin e zakonshëm si rezultat i mbetjeve toksike.  b. Gjëndja e papërfillëshme e sipërfaqeve me vreshta për prodhime “bio” në rrush. Konkretisht nuk kemi më shumë se 2.4 Ha. vreshta “bio’ dhe 3.9 ha. në proces shndrim “bio”, ndërkohë që prodhohet jo më shumë se 220 kv. Rrush “bio” dhe 50 hl. verë. Prodhimi i verës “bio”, domosdoshmërisht është e lidhur me prodhimin e rrushit organik. Çfarëdo lloj teknologjie e përdorur për prodhimin e verës, nuk mund të prodhojë verë “bio”, pa patur në dispozicion rrush ‘bio”.

   Avantazhet kryesore të prodhimeve “bio”, krahasimisht me ato konvencionale konsistojnë në:

- Në përmbajtje më të lartë të vitaminave A,B,C,E, dhe të kriprave minerale si kalcium, manganez e zink.

PRODHIMET CILESORE NE VRESHTA

Vreshtaria  shqiptare ka hyrë tashmë në një stad të ri zhvillimi; në atë të prodhimeve të larta cilësore  si bashkëudhëtare e vreshtarisë botërore. Ndërsa jo shumë larg në kohë, fermerin tonë e preokuponte në plan të parë rendimenti, sot ai është bërë i ndërgjegjshëm për prioritetin e cilësisë     prodhimit, kondicionuar kjo edhe nga kushtet e reja të ekonomisë së tregut  dhe të një   konkurence të ashpër të produkteve  të huaja ( rrushi dhe nënproduktet e tij), që futen në vëndin tonë                                                ( Per me shume)

KULTIVARET E RRUSHIT AUTOKTON

Shqipëria si vend tipik mesdhetar me kushte ideale pedoklimatike për zhvillimin e vitikulturës , është  vënd origjina e mjaft kultivarëve të hardhisë të cilët në stadin e vazhdueshëm të seleksionimit natyral  dhe atij njerëzor u janë përshtatur në mënyrë perfekte ekosistemeve konkrete të kultivimit , duke nxjerë në pah mjaft vlera prodhuese e cilësore në konkurencën e natyrëshme me mjaft kultivarë të ardhur nga jashtë .Fondi gjenetik është  trashëgimi e vyer e kulturës dhe  traditës popullore , është pasuri kombëtare e krijuar nga të parët tanë në kushtet e ekosistemit të sejcilës zonë ( Per me shume)