KULTIVARET E RRUSHIT

Në hyrje të librit jepen konsiderata mbi përcaktimin “i mirë” apo “i keq” të kultivarëve të rrushit.

Në pjesën e parë jepen karakteristika të kultivarëve të huaj me destinacion tryeze bazuar mbi të dhëna në kushte të vendeve ku ata janë krijuar ( “Incroce nr. 1”,              “Incroce nr. 2”, “Red glob”, “Big Perlon”, “Centennial Seedlles”, “Sugraone”,”Superior seedlles”, “Imperatice”, “Perlon”. Vitikultori shqiptar mund të shfrytëzojë tek këta kultivarë cilësi që i interesojnë, të paktën për zona dhe kushte të  ngjashme me zonat e tyre të kultivimit.

Në pjesën e dytë të librit, jepen rezultatet e një studimi agrobiologjik 3 vjeçar të 10 kultivarëve për tryezë , shumica e të cilëve futur për herë të parë në vendin tonë, studjuar në  kushtet e fshatit Gurrëz (Laç), pjesë e cila përbën edhe thelbin e librit. Duke prezantuar studimin direkt me tabelat përkatëse pa komente, i jepet mundësi lexuesit të zgjedhë për kultivim ata varietete që plotësojnë më mirë interesat e tij në kushtet konkrete të klimës dhe tokës.

Kultivarët e marrë në studim janë: Black Magic, Victoria, Moskat Hamburg, Diamante, Michele Palieri, Napoleon, Babel, Matilde, Sublima dhe Sulltanina e bardhë.

Në pjesën e tretë të librit jepen disa aspekte agroteknike, specifike për kultivarët e tryezës, të lidhura me tokën, mbjelljen, krasitjen dimërore, operacionet e gjelbëra, ujitjen, plehrimin, si dhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

KULTIVARET E VENDIT TE RRUSHIT DHE KULTIVIMI I TYRE

Në këtë libër do të gjeni:

Një përshkrim të cilësive kryesore dhe përhapjes së kultivarëve kryesorë autoktonë të rrushit në vëndin tonë ( “Shesh i zi”, “Shesh i bardhë”, “Kallmet”, “Vlosh”, “Debin e bardhë”,  “Serin e bardhë”, “Serin i zi’, “Debin e zezë”, “Jabixhak”, “Kotekë e bardhë”, “Pulëz”, “Kotek e zezë’, “Sinanbel”, dhe “Tajkat” me larminë e formave dhe ekotipeve të tyre.

Në pjesën e dytë jepen aspektet kryesore të teknologjisë së kultivimit në kontekstin e varësisë midis kultivarit  dhe  tipit të  tokës e klimës, formave të krasitjes dhe ngarkesës në sytha,  destinacionit të prodhimit dhe kushteve tokësore, si dhe trajtimi i fenomenit të milerandimit tek kultivari “Kallmet”.

Më poshtë trajtohen shërbimet kryesore agroteknike si krasitja dimërore, operacionet e gjelbëra, (tëharja, pincimi i majave të lastarëve, sqetullimi e rrallimi i gjetheve) si dhe mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit më problematikë.

PEMET FRUTORE ME BERTHAME

Ky libër me karakter tëknologjik aplikativ  botim i Q.T.T.B-Vlorë në bashkëpunim me M.B.U.M.K u botua në vitin 2008

Autorët e shkrimit me një përvojë dhe eksperiencë të madhe në fushën e hortikulturës kanë dhënë një panoramë të qartë për kultivimin e kulturave drufrutore me bërthamë si :Pjeshkë, kajsi, qershi, kumbull etj.

Shumë nga kultivarët e sotëm e kanë origjinën  nga ato specie dhe kultivar të lashtë, që u ruajtën, u përmirësuan nëpërmjet seleksionimit natyral dhe kujdesit të  te parëve tanë për ti patur në kopshtet e tyre për t`ua përcjellë brezave, ato lloje me vlera të larta dhe që përmbushin nevojat për konsum dhe tregëti.

Vendi ynë nga pozita gjeografike përbëhet kryesisht nga terreni kodrino-malor në 86% të sipërfaqes dhe 14 % zonë fushore.Jemi ndër vendet me sipërfaqe të punueshme toke për frymë me te vogël në krahasim me shtetet e tjera të Evropës dhe si i tillë  kultivimi i pemëve frutore në terrenet kodrino-malore do të bëj per sot dhe të ardhmen të vetmen  rrugë të shtimit  të sipërfaqeve të mbjella, rritjen e prodhimit dhe sigurimin e të ardhurave .

Në Shqipëri, gjenden mbi 100 specie /lloje drufrutore, nga ku vetëm 40 janë të kultivuara  dhe vetëm 12-15 lloje kanë përhapje më të madhe.

Në këtë libër jepen teknologjitë e kultivimit të llojeve kryesore të kulturave drunore me bërthamë.Aty përshruhet përvoja jonë si Qëndër e Transferimit të Teknologjive 40 vjeçare e gërshetuar me të rejat e shkencës dhe teknikat më të avancuara të kohës që përdoren sot në vende të ndryshme me kushte ambientale të përafërta me ne.   

KRIJIMI DHE KULTIVIMI I VRESHTAVE

Monografia “Krijimi dhe kultivimi i vreshtave” me autor .Hajri Ismaili, Edlira Kukali dhe .Zaim Veshaj botim i Shërbimi Këshillmor Dhe Informacioni Ministria E Bujqësisë Ushqimit Dhe Mbrojtia e Konsumatorit është botuar në vitin 2006 dhe u është vënë në dispozicion gjithë drejtorive rajonale të bujqësisë  ushqimit dhe mbrojties së konsumatorit duke bërë të mundur shpërndarjen e tij tek fermerët e interesuar.

Kjo monografi u pregatit dhe u botua si kërkesë e kohës nga fermerët që meren me kultivimin e hardhisë.Nga viti 1995-2005 dhe më pas kemi një shtim të sipërfaqeve të mbjella me hardhi .Cdo vit janë mbjellë mesatarisht 300-400 ha vreshta të reja duke e cuar në rreth 10000 ha sipërfaqen totale në shkallë vendi.Pervc rritjes së sipërfaqeve të mbjella me vreshta  nga trajtimi shkencor që i bëhet kësaj kulture  me zbatim teknologjish të avancuara të kohës është haritur që të 2-3 fishohet rendimenti për sipërfaqen duke e krahasuar atë me para viteve 1990.Sot me gati gjysmën e sipërfaqes me vreshta merret 2-3 fishi i prodhimit të dikurshëm .

Ky botim ka sjellë ndimesën e vet të fermerët që kanë mbjellë vreshta të reja  si dhe tëk të gjithë ata fermer që kultivojnë kulturën e hardhisë për një mbarështim shkencor të saj.

Monografia përbëhet nga 20 kapituj të ndryshëm ku sejcili prej tyre ka rëndësin e vet për nga përmbajtia, shtjellimi dhe risku që sjell gjat zbatimit të tij.

Në kapitullin e parë “Krijimi i vreshtave të rinj “trajtohen si nën kapituj  gjithë problematica që ka të bëjë me mbjellien e vreshtave të reja duke radhitur –organizimi i punës për ngritjen e një vreshti të ri; sistemimi i parcelles; plehërimi para mbjellies; zgjedhia e kultivarit; struktura gjenetike dhe materiali mbimor; kultivarët kryesor; zgjedhia dhe përcaktimi i largësive të mbjellies; drejtimi i rrjeshtave.

Në kapitullin shërbimet në vreshtat e rinj trajtohen me kopetencë  profesionale calendari vjetor i shërbimeve agroteknike.Ky kapitull është ndarë në 12 nën kapituj që përfaqësojnë punët që duhet të kryhen në kulturën e hardhis në vreshtat e reja për cdo muaj.

Një vend të vecant në monografi zene trajtimi i disa punëve që janë të domosdoshme për tu zbatuar nga ana e fermerit si :a)Ujitja e vreshtave të sapo mbjella, b)Roli i plehut në bimën e hardhisë, c)Trajtimi i sëmundjeve dhe dëmtonjësve në kulturën e hardhisë, ç)Vreshtaria biologjike, d) Cilësia e rrushit dhe e verës, dh)Sa të dobishëme janë rrushi dhe vera për organizmin e njeriut.

Të gjitha këto probleme janë shtjelluar në këtë monografi të shkruara qartë dhe në gjuhë të   kuptueshme për fermerin nga ana e autorëve.

FORMA TE KULTIVIMIT TE MOLLES

Monografia “Forma të kultivimit të mollës” me autorë Dr. Zaim Veshaj, Dr. Bardhosh Ferraj dhe  Nevion Telha  botim i Shërbimi Këshillmor dhe Informacioni Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtia e Konsumatorit është botuara në vitin 2008 dhe u është vënë në dispozicion gjithë drejtorive rajonale të bujqësisë  ushqimit dhe mbrojties së konsumatorit.

Në vitet e fundit zhvillimi i  pemëtarisë ka njohur shumë ndryshime të cilat reflektohen në disa drejtime:

1)Në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme frutore

2)Në zgjedhjen e kultivarëve në përshtatje me kushtet mjedisore

3)Në përdorimin e n/shartesave më të përshtatëshme për tipe të ndryshme pemëtoresh.

4)Në format më të mira të mbajtjes së kurorave të specieve të ndryshme drufrutore

5)Në vjelje magazinimin dhe ruajtjen e tyre në kushte frigoriferike etj

Kjo monografi u pregatit dhe u botua si kërkesë e kohës nga fermerët që meren me kultivimin e mollës.Nga viti 1995-2012  kemi një shtim të sipërfaqeve të mbjella me mollë .Cdo vit janë mbjellë mesatarisht rreth 50 ha pemëtore të reja me mollë.Vetëm në zonën e Korçë - Pogradecit janë shtuar afersisht  500 ha me mollë .Në këto mbjellje spikat përdorimi i kultivarëve nga më të mirët për këtë kulturë  nga ato të kultivuara tradicionalisht në këto zona pa lënë jashtë vëmëndjes dhe kultivar të rinj me pjekje të hershme, të mesme dhe  të vonët që kultivohen sot në shtete të tjera si Itali, Maqedoni, Sërbi etj dhe që janë të kërkuara  nga konsumatori .

Ky botim ka sjellë ndihmesën e vet të fermerët që kanë mbjellë dhe vazhdojnë të mbjellin pemtore të reja me mollë për një trajtim sa më kompetitiv në drejtim të zgjedhjes së kultivarëve, ngritjen e pemëtoreve, përdorimin e nënshartesave sipas kultivarëve dhe tipin e pemetores dhe formen e mbajtjes së kurores etj.

Monografia e shkruar  përbëhet nga 8 kapituj të ndryshëm ku sejcili prej tyre ka rëndësin e vet për nga përmbajtja, shtjellimi dhe risku që sjell gjatë zbatimit të tij.

Në kapitullin e parë “N/shartesat për kulturën e mollës“trajtohen të gjitha llojet e nënëshartesave  në mënyrë të veçantë ato vegjetative,  përdorimi i të cilave solli revolucionin e madh në drejtim të rritjes së sasisë së bimëve për sipërfaqë të mbjellë si dhe rritjen e prodhimit për ha .Për sejcilën nga llojet e n/shartesave vegetative janë dhënë karakteristikat individuale  për fuqinë e rritjes, numrin më të mundshëm të bimëve për njësinë e sipërfaqes,  rezistencën ndaj faktorve biotik dhe abiotik, afinitetin me mbi shartesat si dhe prodhimtarinë e bimëve.

Në këtë kapitull është përshkruar dhe teknologjia e prodhimit të n/shartesave në veçanti si dhe e fidanit pas procesit të shartimit në vijë fidanishte.

Në kapitullin e dyte në mënyrë të permbledhur shtjellohet puna që bëhet në lidhje me ndikimin e n/shartesave tek mbishartesa nëpërmjet studimeve dhe vrojtimeve eksperimentale të kanalizuara si projekte të kërkimit në fermë.Nëpërmjet këtyre kërkimeve të realizuara në ferma të ndryshme që kultivojnë mollë janë përcakturr format me të përshtatshme të mbajtjes së kurorave për tipe të ndryshme pemtoresh  bazuar në n/shartesat që kanë patur fidanat në kohën e mbjelljes .Janë trajtur mënyrat më të mira të mbajtjes së tokës në pemetoret e mollës si dhe lënia e ngarkesave optimale për çdo bimë për të marë prodhime sasiore, cilësore dhe me efektivitet ekonomik

Kapitulli i tretë hedh dritë mbi problemet e krijimit të pemtoreve të reja duke filluar që nga momenti i pregatitjes së tokës, piketimi, plehërimi, ujitja, sistemi mbështetës e deri tek shërbimet e vitit të parë ku vënd të veçantë zë procesi i krasitjes  dhe i dhenies së formës së mbajtjes së  bimëve të reja i cili është shtjelluar në mënyrë të hollësishme për 2-3 vitet e para pas mbjellies.

Kapitulli i katërt dhe i fundit në monografi i kushtohet përshkrimit agrobiologjik të disa nga kultivarëve më të përdorshëm sot për mbjelliet e reja dhe që kërkohen në treg nga konsumatori

Të gjitha këto probleme janë shtjelluar në këtë monografi të shkruara qartë dhe në gjuhë të   kuptueshme për fermerin nga ana e autorëve.

  

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TE ARRES,BAJAMES,LAJTHISE,GESHTENJES,XINXIFES,MJEDHRES DHE MANAFERRES

Teknologjia e kultivimit të Arrës, Bajames, Lajthisë, Gështenjës, Xinxifes, Mjedhrës dhe Manaferrës pregatitur nga Q.T.T.B-Vlorë në bashkëpunim me M.B.U.M.K me grup  autorësh Athina Llambro, Zaim Veshaj, Lumturi Xhelilaj dhe Enver Brahimsulo erdhi si kërkesë e kohës nga ana e fermerëve për të plotësuar një boshllëk në trajtimin shkencor të këtyre kulturave.

Ky botim i parapriu  V.K.M që këto kultura të futen në skemën e financimit falas nga ana e shtetit për ata fermerë  që do të aplikojnë për kultivimin e tyre.

Nëpërmjet këtyre teknologjive që paraqitura përpara lexuesit, ata, njihen jo vetëm me përvojën shekullore që ekziston në vendin tonë për specie të veçanta si gështenja, arra, bajamja etj por dhe me eksperienca të avancuara të shteteve të tjera që ka për këto kultura.

Gërshetimi i tyre na ka dhënë një mundësi praktike për të patur një libër të karakterit teknologjik aplikativ në duar të fermerit në vendin tonë

Nisur nga konsideratat e shumta që na kanë ardhur në adresë të Q.T.T.B-së themi se kemi plotësuar një boshllëk sa teorik aq dhe pratik në fushën e kultivimit të këtyre specieve.  

RIPERTERITJA E ULLISHTEVE TE DEGRADUARA

Monografia “Ripërtëritje e ullishteve të degraduara” me autor Dr.Zaim Veshaj, është botuar në vitin 2003 nga ish  Instituti i Pemëtarisë Vlorë dhe njohur si monografi nga Departamenti i hortikulturës dhe prodhimit bimor të Fakultetit Agronomisë në U.B.Tiranë.

Shqipëria si një vend origjinat e ullirit në pellgun e Mesdheut,kultura e ullirit ka gjetur kushte të përshtatëshme për rritje dhe zhvillim Ka shumë ekzemplarë bimësh ulliri në të gjitha trevat e kultivimit të tij në vendin tonë që kanë moshë mbi 1500-2000 vjet. Kjo tregon për lashtësinë e kultivimit të ullirit në vendin tonë duke e parë si burim primar për sigurimin e yndyrnave bimore.Veç kësaj ne kemi një gamë të gjërë kultivarësh autokton që janë adaptuar më së miri zonave të tyre të kultivimit si Kalinjoti në Vlorë, Nisjoti në Mallokastër, K.M.Beratit në zonën e Beratit, Ulliri i holli Himarës, Ulliri i Bardhë i Tiranës   e shumë të tjerë që bëjnë një kapital tepër të çmuar në fushën e pasurisë  bimore autoktone.

Ullishtaria jonë përbëhet nga ullishtaria antike shekullore, ullishtaria e mbjellë gjatë viteve 1950-1990 si dhe ullishtaria e mbjell pas ndryshimeve social ekonomike  nga viti 1992-e deri më sot.

Dy kategoritë e para të ullishtarisë në të gjitha zonat e kultivimit të tyre ku më shumë e ku më pak kanë patur probleme të degradimit të bimëve nga mos kryerja në kohën e duhur të shërbimëve agroteknike duke çuar në analizë të fundit në uljen e aftësive prodhuese të bimëve. Për ti kthyer bimët e degraduara në jetë normale me aktivitet prodhues duhet që të ndërhyhet për të kryer ripërtëritjen e tyre me anë të krasitjeve dhe masave të tjera agroteknike .

Për tu ardhur në ndihmë fermerëve që duan të veprojnë në ullishtet e tyre të degraduara për tu rikthyer aftësit prodhuese u pregatit kjo monografi fal punës kërkimo shkencore të zbatuar në ullishten e Q.T.T.B-Vlorë në vitin 1996-1999.

Monografia është e ndarë në 6 kapituj, ku sejcili prej tyre ka rëndësinë e vet duke plotësuar njëri tjetrin duke konfiguruar gjithë materialin në zbërthim të veprimtarisë praktike për rinovimin e bimëve të degraduara.

Kreu i I-rë

Në këtë kapitull jepen të dhëna në shpërndarjen gjografike të ullirit në botë , dhe një vend të veçantë zë shpërndarja e ullirit në Shqipëri.

Kreu i II-të

Në këtë kapitull në mënyrë të përmbledhur shkruhet për kërkesat e ullirit për tokën, nevojat e ullirit për lëndë ushqimore si dhe kërkesat e ullirit për klimën.

Kreu i III-të

Në këtë kapitull trajtohen bazat  teorike të krasitjes.Aty gjëndet information i plotë për krasitjen në kulturën e ullirit, punët që kryhen gjatë krasitje, koha e kryerjes së krasitjes, teknika e prerjes dhe mjekimi i plagëve. Në këtë kapitull shtjellohet në mënyrë konçize bazat biologjike dhe fiziologjike të krasitjes.një vend të posaçëm zënë dhe llojet e krasitjes si dhe format e kurorave dhe teknika e krijimit të tyre.

Kreu i IV.

Në këtë kapitull trajtohen masat agroteknike qe duhet të aplikohen për ripërtëritjen e ullishteve të degraduara.

Kreu V-VI-të

Në këta kapituj përshkruhet puna eksperimentale që është ndjekur për ripërtëritjen e ullishteve të degraduara.Nëpërmjet të dhëna të shumta të grumbulluara në bazë të metodikës së hartuar për këtë qëllim dhe analizës matematikore  të treguesve  është vërtetuar shkencërisht varianti më i mirë si rrugë e mundshme për rikonstruksionin e ullishteve të reja të lëna në haresë.

Në fund të këtij kapitulli dalin  përfundimet  e aritura si dhe jepen rekomandimet përkatëse

UJITJA E AGRUMEVE

Monografia “ Ujitja e Agrumeve ” me autor Dr.Zaim Veshaj  Dr. Jaho Nelaj.

Kjo monografi u pregatit dhe u botua si kërkesë e kohës nga fermerët që meren me kultivimin e agrumeve.Nga viti 1995-2012  kemi një shtim të sipërfaqeve të mbjella me agrume .Cdo vit janë mbjellë mesatarisht 50 ha me agrume  të reja mbjellje këto të kryera në qarkun e Sarandës nga komuna Mursi e deri në Konispol.

Si rezultat i këtyre mbjelljeve është shtuar prodhimi jo vetëm për konsum të brëndshëm por dhe për eksport në shtetin e Kosovës, Maqedonisë etj.

Fermerët që meren me kultivimin e agrumeve të kësaj zone dhe më gjërë kanë shtuar të ardhurat e krijuara duke mnduar  për investime të tjera në drejtim të shtimit të sipërfaqes së tokës së mbjellë me agrume dhe aplikimit të teknologjive të avancuara bashkëkohore në fermat përkatëse.

Ky botim ka sjellë ndimesën e vet tek  fermerët që kanë në pronësi dhe aktivitet bujqësor kulturën e agrumeve duke i pajsur me përvoja të reja në fushën e ujitjes së kësaj kulture Metodat e ujitjes që trajtohen në monografi janë frut i punës dhe eksperiencës personale të autorëve, teknika bashkohore që zbatohen në vendet me zhvillim si Itali, Greqi, Izrael etj, që janë lehtësisht të zbatueshme dhe nga fermerët tanë

Ky libër përbëhet nga katër kapituj ku sejcili kapitull përbëhet nga disa nën kapituj që plotësojnë më së miri konfigurimin e plotë  të monografisë.

Në kapitullin e parë trajtohen probleme të ndikimit të ujit në jetën e agrumeve, jepen njohuri mbi sistemin rrënjor të agrumeve , funksionimin e tij dhe efektet që ka uji në jetën normale të agrumeve.

Në kapitullin e dytë përshkruhen nga ana anato-morfologjike veprimtaria dhe funksioni i gojzave, mekanizmi i hapjes dhe mbylljes së gojzave,ndikimi i faktorëve të mjedisit etj.

Në kapitullin e tretë trajtohen mënyrat dhe metodat e ujitjes së agrumeve duke filluar me ujitjen individuale të agrumeve rreth kurorës, ujitja në rreshta e agrumeve me brazdë, ujitja me markuç, ujitja me shihedhje deri tek ujitja me pika.Për sejcilën nga këto ujitje shtjellohen avantazhet dhe dis avantazhet në përdorimin e tyre.

Në kapitullin e katërt në mënyrë të përmbledhur paraqitet veprimtari nga puna kërkimo shkencore e autorëve të kryera në kohë për agrumet ne përgjithësi dhe për ujitjen në veçanti.

Të gjitha këto probleme janë shtjelluar në këtë monografi të shkruara qartë dhe në gjuhë të   kuptueshme për fermerin.

 

MANUALI I PEMERRITESIT

Manuali Pemërritësit botohet  për herë të parë në fillim të viteve 2002, në shërbim të fermerëve shqiptar, që punojnë  për ringritjen e pemtarisë së re, në përshtatje me kushtet e ekonomisë së tregut, në të cilën është futur pakthyeshmërisht vendi ynë.

Vendi ynë ka kompleksin e vet pedoklimatike kushte ideale, për rritjen dhe zhvillimin normal të pemëve frutore, agrumishteve, vreshtave dhe ullishtave dhe me egosistemin e vet krijon mundësië për kultivimin pa asnjë rezervë të gjithë kultivarëve të kërkueshëm nga tregu, për konsum të freskët,  eksport dhe përpunim industrial

Në teritorin e saj ¾ malor, që laget në 470 km vijë bregdetare nga ujrat e deteve Adriatik dhe Jon, duke u alternuar në thellësi të jugut dhe të verilindjes, me klimë malore, në lartësit deri në 400 m mbi nivelin e detit, mund të kultivohen agrumet, deri në 700 m ulliri, deri në 1000 m hardhia dhe deri në 1700 m të gjitha llojet e pemëve frutore

E gjithë kjo hapsirë përmban në vetvete një potencial natyror të pa shfrytëzuar deri më sot, për qëllime të mirfillta ekonomike e turistike

Zhvillimi i pemtarisë së re dhe krahas saj i turizmi në këtë vendi ideal, përbën një ndër prioritetet e shumta, që ka vendi ynë si dhe vendet e tjera të Basenit Mesdhetar

Manuali ndahet në tre kapituj

Kapitulli i parë “Pemtaria”

Në këtë kapitull trajtohen   në mënyrë të përmbledhur 25 nën kapituj të tjerë duke filluar me vendin dhe vlerat  që ka pemtaria në zhvillimin e bujqësisë, shumëzimi i pemëve frutore, prodhimi i fidanave frutor, faktorët për ngritjen e një fidanishteje, puna që kryhet për ngritjen e një pemëtoreje  të re, shërbimet agroteknike pas mbjellies, krasitjen e pemëve frutore, format e mbajtjes së pemëve frutore, sistemet dhe mënyrat e ujitjes, plehërimi i pemtoreve, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit e pëmëve frutore, vjelja, magazinimi dhe ruajtia pas veljes.

Që të gjitha këto probleme në mënyrë të sintetizuar janë trajtuar në këtë kapitull i cili shërben si udhë rrëfyes për fermerët për nhë trajtim shkencor të pemëve frutore.

Kapitulli i dytë “Agrumikultura”

Ky kapitull përbehet nga 18 nën kapituj që nga vlera dhe përdorimi nuk errësojnë njëri tetri por formojnë konceptin e përgjithshëm për njohurit që duhet të ketë një fermer që meret me kultivimin e agrumeve apo ka dëshirë që të futet në këtë drejtim me fermën e tij

Kapitulli i tretë “Vreshtaria”ka në përbërje të tij gjashtë nën kapituj që na sjellin një panoramë të përgjithëshme për fermerin në drejtim të ngritjes ë vreshtave të reja, preventiva për krijimin e vreshtit dhe mirëmbajtjen, teknologji për ngritjen dhe mirëmbajtjen e vreshtit antisfilokserik dhe prodhimin e fidanave të shartuar mbi n/shartesë të egër antifilokserike,  etj

Pa dyshim që problemet në fushën e pemtarisë janë të shumta dhe nuk mund të ezaurohen në një manual si ky.

Eshtë kjo arsyeja që specialistët ne Q.T.T.B-Vlorë në vite kanë pregatitur dhe botuara një sasi të konsiderueshëme librash, monografish, broshurash, artikujsh shkencor problemor, fletë palosje, postera etj 

PRODHIMI I FDANEVE FRUTORE NE KUSHTET E SERRES ME NEBULIZIM

Ne  librin “Prodhimi i fidanave frutore ne kushtet e serres me nebulizim paraqiten

bazat teorike dhe aplikative për  mënyrat e  shtimit vegjetativ të drufrutorëve si një mundësi potenciale, nëpërmjet metodave të bioteknologjisë.

Lexuesit i paraqiten mundësitë praktike të zbatimit të këtyre mënyrave në kushtet e prodhimit. Me mjaft interes është paraqitja e skemës së prodhimit të materialit mbjellës të kontrolluar, i cili përshkruhet me të gjitha hallkat e tij.

Për prodhimin e fidanëve të rrënjëzuar, të kultivarëve të përcaktuar në disa drufrutorë, në afate dhe gjendje të ndryshme vegjetative, në kushtet e serrës në shtretër me ngrohje dhe mjegullim artificial, me vlerë është fakti i mundësive të prodhimit të fidanave nga copa të disa llojeve, që tradicionalisht nuk shtohen me copa  si; kumbulla (Shëngjine, Vlonjate, Tropojane), i dardhëve të vendit, i kajsive dhe pjeshkës. Rekomandimet janë të bazuara në rezultatet e eksperimentit.

Vazhdimi i këtij studimi është me interes, për speciet që rrënjëzojnë me vështirësi si: (mollë, pjeshkë, kajsi, dardhë, kumbull, qershi, vishnje), të eksperimentohet për rrënjëzimin me copa të gjelbra në periudhën qershor-korrik, në kushtet e serës me mjegullim artificial.

Ky botim i autorëve do tu shërbejë specialistëve, studiuesve të kësaj fushe e më gjerë

ULLISHTARIA

Në këto pak faqe, te librit  “Ullishtaria”  nga specialistet  Dr Zaim Veshaj, Dr. Hajri Ismaili  mund të gjeni një guidë për pronarë e ullishteve të reja dhe shekullore, për fidanrritësit dhe tregëtarët për të moduluar në kushtet e vendit tonë, rrugën e re të zhvillimit të ullishteve drejt progresit.

Ky botim është përmbledhje e rezultateve të kërkimeve të specialistëve të prezantuara lidhur dhe me eksperiencën e vendeve të mesdheut për introduktimin e teknologjive të tyre dhe aplikimin në kushtet tona.

Libri është i vlefshëm veçanërisht për kultivuesit e ri, që kanë dëshirë të aplikojnë tekinika të reja dhe moderne në ulli si “ullishte intensive”.  Por, është i vlefshëm dhe për studentët e agronomisë për vlerat teorike dhe eksperimentale dhe interpretimeve të elementëve teknologjik.

KULTIVIMI I MOLLES INTENSIVE

Monografia “Kultivimi i mollës intensive në Shqipëri”është një përpjekje shkencore rracionale e katër kolegëve ,punonjës  shkencor të U.B.Tiranë dhe Q.T.T.B-Vlorë të cilët në bashkëpunim me M.B.U.M.Kdhe D.B.U.R.të Korçës dhe Lushnjës  me   ane te projekteve të kërkimit në fermë realizuar  në vitet 2000-2007 me  një seri eksperimentesh në mollën intensive si një përvojë e re e këtyre 10 viteve të fundit.

Blloqet  e reja me mollë  me mbi 2500 bimë/ha  fillimisht të impiantuara në Lushnje & Berat, dhe më pas  edhe në Korçë shënuan fillim  e një epoke të re në trajtimin e pemëtoreve intensive në vendin tonë.

Nisur nga ky realitet i ri bujqësor dhe për të plotësuar disa nga kërkesat emergjente të fermerëve për aspekte të veçanta të kultivimit dhe mbarshtrimit të këtyre pemtoreve, autorët nëpërmjet rrugës eksperimentale disa vjecare të eksperimentuara në firmat në Qarkun e Lushnbjës dhe të Korcës provuan rrugët më të mira të mundëshme të trajtimit të këtyre pemtoreve.

Në analizën që bëjmë verejmë se agroteknologjia e implementuar për sistemin e kultivimit, të ujitjes, mbrojtien e prodhimit, strukturën e kultivarëve, numeri e bimëve/ha, , ngarkesën e prodhimit, manazhimin e tokës me praktika të mira bujqësore, formen e mbajtjes së kurorës se tij u është dhënë zgjidhje nga ku fermerët duhet të mbështeten në punën e tyre të përditëshme.

e reja që sillet në këtë monografi është përvoja shqiptare e realizuar në terene konkrete dhe e materializuar me një strukturë efikase nënshartesash, kultivarësh, sisteme kultivimi, agroteknologji prodhimi etj dhe pikërisht ky është mesazhi më pozitiv që përçohet në ambjentet e prodhuesëve të pemëtarisë.

Libri është shkruar në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshëm për përdoruesin i cili ka dimension të gjërë që nga studentët e shkollave të  larta, nxënsit e shkollave të mesme të profilit bujqësor , agronomëve të shërbimnit këshillmor dhe së fundi e fermerëve të profilit pemëritës, ai është i ilustruar  me fotografi të shumta që e bëjnë më të thjeshtë në përdorim.

PËRMIRËSIMI GJENETIK I PEMËVE SUBTROPIKALE

PËRMIRËSIMI GJENETIK I PEMËVE SUBTROPIKALE (AGRUMET-ULLIRI) Çakalli D., Nelaj J., Çakalli A

Është shkruar në bashkëpunim I.P, Vlorë-U.B.Tiranë dhe u botua me fonde dhuratë nga qeveria italiane. Në të pasqyrohet puna mijëvjeçare njerëzore për njohjen, vlerësimin, degustimin, përzgjedhjen e më cilësorëve dhe shtimin për përdorim njerëzor të më të mirave prej dy kulturave kryesore subtropikale - ullirit e agrumeve. Pasi analizohet shkencërisht dhe mbi bazën e të dhënave të literaturës b/kohore  lindja dhe konsolidimi i vatrave të origjinës së këtyre dy kulturave bëhët njohje mbi evolucionin e tyre prej formave të egra e gjysëm të egra. Për ullirin Shqipëria konsiderohet si një ndër 6 vatrat e vendorigjinës dhe puna përzgjedhëse shekullore krijoi një sërë kultivarësh autoktonë -18 të njohur deri atëhere. Ata janë karakterizuar mbi bazën e skedave ndërkombëtare në vend origjinat e tyre, pasi vendi ynë për vetë kushtet pedo - klimatike mesdhetare e terrenin ¾ malor  ka klimë e mikroklimë të përshtatëshmë për grup kultivarësh e jo për të gjithë. Kështu është karakterizuar Kalinjoti me frut cilindrik, Kalinjot me frut oval dhe klonet 3, 11 e 14 për jugun dhe mesin e Shqipërisë , Ulliri i bardhë i Krujës ( Krujë, Laç), Ulliri i bardhë i Durrësit( Rrashbull), Ulliri i bardhë i Tiranës (Tiranë), Vajsi i Peqinit, K.m.Beratit, Kallmeti, Gjykatësi, Kareni, Kotruvski, Boçi, Kripësi i Krujës, Kusha, Ulliri i kuq, Ullastra e stërgjatë dhe Unafka.. Ata janë grupuar sipas karakteristikave që mbartin,  prodhimtarinë,  përmbajtjen e acideve yndyrorë, përputhshmëria dhe autofertiliteti, tolerance ndaj thatësirës, toleranca ndaj të ftohtit etj.

Për agrumet me origjinë nga jugu mesdhetar e vendet e lindjes së largët të kutivuara në vendin tonë për 2 shekuj ( Të dhëna të literaturës) pasqyrohet puna e bërë për pasurimin e bankës gjenetike me specie kultivarësh të portokalles ( C.. sinensis L. Osbeck), limonit (C.limoni Burm), mandarinave( C. deliciosa Tenor, C. reticulata blanko, Ponkan, Suntara, Oneco, C.tangerine Hort. Dancy, Emperor,  C. Nobilis and Laureira ( King, Kunebo), C. Unshiu Marcowitch, C. reshni Hort ex Tanaka, qitrove C. medica), greipfruteve( C. paradisi Macf ,  Kinotit( C. aurantifolia) e Kunkuatit (Fortunella margarita)  e nënshatesave të tyre; Nerënxë

( C. aurantium), Poncirus trifoliate Raff e klonat e saj Rubidouxin, Cintranget e Swingle citrumelon,  dhe përzgjedhjen klonale të portokalles Washington navel për krijimin e formës klonale Naveli i verdhë 1 (N.V.1).. Jepet imtësisht metodika shkencore e hibridizimit seksual dhe vegjetativ me hallkat përkatëse dhe metodat e kultivimit in vitro të pjalmit, qelizave indore të ullirit dhe protoplasteve. Karakterizimi i saktë dhe i plotë i gjithë fondit gjentik të agrumeve u botua një vit më pas me fonde të qeverisë shqiptare në monografinë

METODAT DHE TEKNIKAT STERILE TË MIKROSHUMËZIMIT

METODAT DHE TEKNIKAT STERILE TË MIKROSHUMËZIMIT Roshanji N., Nelaj J., Panajoti Dh

Është libri i I-rë i botuar në këtë fushë nga specialistë të ish I.P., sot Q.T.T.B., Vlorë dhe pedagogë të U.B.”F. S. Noli” Korçë. Në të përshkruhet metoda sterile e mikroshumëzimit, përdorimet, tipet e riprodhimit ( meristema tip gjuhëz, kërcejtë aksiliarë, filizat e rastësishëm, oganogjeneza dhe embiogjeneza. Pasi përshkruhet imtësish e shkencërisht mikroshumëzimi dhe sistemet e kulturave indore dhe jepet shtimi i eksplanteve vegjetativë ( meristemë, majë filizi, shartimi me majë filizi, shartimi me majë lastari). Për nevoja njohjeje jepen llojet e eksplanteve të kulturave inde,  qelizë, kallus, suspension qelizor, protoplaste dhe për eksplante riproduktivë jepen kulturat pjamore dhe thekore, kultura vezë(farë) dhe vezore(frut) , kultura embrionale, kultura farore dhe sporore . Për mbështetje të punës gjatë mikroshumëzimit jepen faktorët që ndikojnë në suksesin e prodhimit të bimëve me mikroshumëzim dhe stadet e mikroshumëzimit ( Krijimi, Shumëzimi, paratransplantimi e Transplantimi) dhe kontrolli i patogjenëve nëpërmjet mikroshumëzimit (patogjenë të jashtëm e të brendshëm .

Gjatë mikroshumëzimit ndodhin edhe variacione gjenetike himeriale dhe epigjenetike dhe tregohet si bëhet monitorimi i ndryshimeve në mikroshumëzim.

Pjesa e II-të  trajton teknikat e mikroshumëzimit In vitro( Komoditetet dhe paisjet, sipërfaqia përgatitëse, sipërfaqia transferuese dhe sipërfaqia e rritjes) Përgatitjen e mjedisit(kontienierët për rritjen e kulturave, përbërësit, përgatitja e gjendjes së solucioneve dhe përgatitja e mjeedisit.

Në Metodën e përgjithëshme të mikroshumëzimit tregohet për përgatitjet për krijimin e kulturës, mbajtjen e gjendjes së bimëve meme, zgjedhjen e ksplantit, eliminimin e patogjenëve, procedura sterilizuese, përgatitja e eksplantit, rritja e kulturavee stadet(Paratrajtimi, krimi, shumëzimi, paratransplantimi, transplantimi.

Në fund jepen shembuj të metodave të trajtimit të specieve kryesore(orkidet që shtohen me fare, kulturat protokurmore( e ngjashme me rizomën), fieret, manushaqia afrikane(saintpaulja tonantha), rhododendronet(Rhododendron sp), molla(malus puntata), subtropikalet, qelizat indore të ullirit, meristemat sythore dhe mbyllet me metodën e kultivimit “in vitro” të protoplasteve. Është përdorur literature prej korifenjve të shkencës e sidomos Hartman& Kestler)

NËNSHARTESAT DHE PRODHIMI I FIDANËVE TË AGRUMEVE

NËNSHARTESAT DHE PRODHIMI I FIDANËVE TË AGRUMEVE. Nelaj J

Është monografi e miratuar në Këshillin shkencor dhe e botuar nga ish I.P., sot Q. T. T. B., Vlorë me punë kolegjiale. Në të është shkruar për prodhimin bashkëkohor të fidanëve të agrumeve me metodën e përmirësuar që shkurtoi afatin e prodhimit të tyre në një periudhë rreth 1 vit më herët se me metodën tradicionale. Përshkruhet imtësisht teknika e nxjerrjes së fares prej 10 nënshartesave që posedon vendi ynë; Nerënxës, Poncirus trifoliatës, Rubidouxit, mandarins Kleopatra, Citrangeve troyer e Carrizo, Swingle citrumelos, limonit volkamerian, limetës së Palestinës dhe Hibridit 824. Teknika përshkruan mbledhjen e rutave në fazën e pjekjes së plotë, çarjen me thikë, ndarjen prej tulit, shpëlarjen në ujë të rrjedhshëm, trajtimin antikërpudhor, tharjen në hije dhe amballazhimin në qeska bezeje deri në momentin e mbjellkjes. Më pas tregohet për shërbimet që kryhen në fidanisht(ujitje e shoshonarë, pastrim barërash konkurrentë, veçim të filizave albinë, mbrojtje nga kalbëzimi rrënjor etj.., deri sa ai krijon çiftin e I-rë të gjetheve të vërteta- fazë e trapiantimit në qeska polietileni të përmasave 20 x 20 x 30 cm. e në dherishte të përbërë nga dhe i shtresës së I-rë të tokës + Shtufë ranore + torfë në raporte 1:1:1.  Kjo teknikë konsiston në mbjelljen e prodhimin e nënshartesave në një shtrat ½ të nxehtë në kushtet e serës me nebulizim, trapiantimin në qeska definitive, rritjen në kushtet e mjedisit, shërbimet në fidanishte deri në momentin e arritjes së lartësisë e trashësisë për shartim me syth të fjetur (shtator) e të zgjuar (prill - maj).Po kështu përshkruhet imtësisht teknika e marrjes së kalemave për shartim e amballazhimi i tyre për shartim brenda ditës. Para dhe pas shartimit bëhet ujitje e qeskavetë nënshatrtesave. Mbi bazën e studimeve të kryera jepet grupimi i nënshartesave sipas fuqisë së rritjes dhe përputhshmëria mbi/nënshartesë për 6 kultivarët kryesorë të portokalles, limonit e mandarinave.të shartuar me 6 nënshartesat më të përshtatëshme për kushtet e vendit tone. Në fund jepet një metodikë pune për prodhimin e fidanëve të agrumeve dhe bëhet një përmbledhje e cilësive të 10 nënshartesave që ne disponojmë.  Ëshë përdorur literature e bollshme b/kohore

KULTURA E KIWIT

KULTURA E KIWIT  Përvoja dhe mundësia e kultivimit të saj” Nelaj  J ( 2006)

 

Broshura u botua me fonde të Bankës Botërore në kuadër të Projektit të shërbimeve bujqësore (Agricultuaral services Project)  dhe është zbatimi në praktikë i mbjelljes, ngritjes në tel dhe kultivimin e kësaj kulture nga grupi i fermerëve LEKIPIKO në Mekat të Vlorës. Në broshurë shkruhet për origjinën dhe përhapjen e aktinidies në botë dhe në vendin tonë, biologjia e saj, kërkesat për tokë e lëndë ushqyese, mënyrat e shumëzimit, projekti i krijimit të pemtores intensive me Kiëi ( Sistemimi e përgatitja e tokës, plehrimi baze e suplementar, skema dhe përmasat e mbjelljes, Sistemi mbështëtës dhe krasitja, Shërbimet gjatë periudhës bimore( punimi e shkrifërimi, ujitja, rrallimi i frutave, mbrojtja nga sëmundje e dëmtues, vjelja e pasvjelja, amballazhimi e tregëtimi dhe shërbimet vjetore në kiwishte.

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË AGRUMEVE

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË AGRUMEVE  Nelaj J ( 2009)

 

Botuar në kuadër të projektit; Forcimi i përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike bimore për bujqësinë dhe ushqimin në Shqipëri, inancuar nga FAO. Në të jepet struktura varietore e agrumeve shqiptare, kërkesat e tyre për mjedisin e kultivimit dhe zonat e nënzonat e kultivimit të agrumeve, jepen disa aspekte biologjike të tyre dhe përshruhet imtësisht teknika e kultivimit të agrumeve ( Krasitja, formuese e prodhuese, Toka ugar, ujitja me pika /minisprucatorë dhe mbrojtja nga sëmundje e dmtues sidomos Tenja minuese gjarprore (Phyllocnitis citrella Stainton). Në fund jepen shërbimet agroteknike kulturale sipas

muajve dhe jepen në tabelë kalimi i fenofazave dhe kalendari i shërbimeve agroteknike në agrume

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: