Rajonizimi i bimeve medicinale.

Nje nder sektoret që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, eshte: Prodhimi i bimëve medicinale. Fondet e miratuara ne buxhetin e vitit 2013 per MBZHRAU, zeri “Transferte ne buxhetet familjar” te perdoren per mbeshtetjen e prodhimit bujqesor, blegtoral dhe te agroperpunimit [.....]

 

MUNDESITE E KULTIVIMIT TE SHERBELES NE MALESINE E MADHE, ZHVILLIMET DHE PERSPEKTIVA

     Deri ne vitet 90, bima e sherbelës është mbledhur ne habitatet natyrore te saj me destinacion eksportin. Shqipëria ka eksportuar gjate viteve 1970-2000 sasi te konsiderueshme, 1800-2 500 ton ne vit. Pas viteve 2000 filloi kultivimi i saj si bime bujqësore shumëvjeçare. Kjo për dy arsye kryesore: se pari rezervat ne habitatet natyrore janë ulur dhe kane kosto te larte grumbullimi, se dyti kërkesa ne treg vazhdon te jete e larte. Sot janë te mbjellura rreth 700 ha vetëm ne zonën e Mbishkodrës, Pustopoje. Ekotipet baze qe kultivohen janë: “Taraboshi”, “Hoti”, “Velipoja” dhe një varietet i huaj i quajtur “Sllovenia”. Mënyra kryesore e përftimit te materialit mbjellës për ekotipet e vendit është me copa nga habitatet natyrore, kurse për varietetin “Sllovenia”qe është dominues nder varietet e huaja, fidanët prodhohen me fare. Ne kushtet e varfërimit te habitateve natyrore për ekotipet e vendit si burime te materialit mbjellës, tashme ka filluar ngritja e farishtoreve dhe skemave për prodhimin e farave te ekotipeve me te mira ne Qendrën e Transferimit te Teknologjive Bujqësore, Shkodër.{Per me shume....}

 

Sherbela e Kultivuar (Broshurë)

Sherbela, bimë mjekësore e aromatike, me origjinë nga zonat mesdhetare me klimë të butë të Evropës jugore si Spanjë, Itali, Shqipëri, Jugosllavi, Greqi, Turqi e Kretë dhe e njohur që në kohë të lashta, sot kultivohet me sukses në shumë vende të botës si Evropë, Lindje e largët, Afrikë, Azi, Oqeani, Amerikë latine e Amerikën e veriut.  Në format e saja të egra e spontane, ajo rritet e zhvillohet në shumë rajone të vendit tonë, kryesisht në terrenet e thata e me shpate gëlqerore, nga zona e ulët e deri në atë subalpine, në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Llogara, Dajt e më tej. Grumbullimi dhe tregtimi i kësaj bime mjekësore, si burim të ardhurash ka qenë traditë prej dekadash në vendin tonë. Sot ajo zë vendin e parë në eksportin e bimëve aromatike e mjekësore si dhe vendin e dytë në botë në eksportin e kësaj specie.

[Për më shumë....]

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TE SHERBELES

Sherbela ben pjese ne fam. Labiate, eshte bime me origjine nga Europa me klime te mesme.Emri i saj vjen nga latinishtja “Salvus= shendetdhenes” qe tregon per vetite e saja kurative.Ne kohet e hershme eshte konsideruar si nje bar qe sheron çdo semundje. Sherbela eshte nje bime mjaft e forte .Eshte bime ngrohtesidashese e dielldashese. Ne pergjithesi areali i kultivimit arrin deri ne 900 m lartesi, klimen shume te ftohte nuk e duron. Mbijeton me veshtiresi ne vende me dimer te gjate e te ftohte. Eshte nje bime qe mund te rritet dhe ne apartament nese i respektohen kerkesat e saja per rritje ne vende te ajrosura e ne toka te pershtatshme.Preferon nje qarkullimin te mire te ajrit. Nje toke e mbjelle me sherbele mund te mbijetoje dhe 10-15 vite por ne kete rast bimet drunjezohen dhe, demtohen pjeset barishtore, prandaj rekomandohet qe pas nje periudhe 4-5 vjeçare eshte mire te zevendesohen.  [Për më shumë…….]

“Studim i disa skemave të plehërimit azotik në sherbelën e kultivuar”

Vitet e fundit, sherbela e kultivuar në Malësinë e Madhe po përhapet me shpejtësi duke zënë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor të rajonit. Në kushtet aktuale të këtij rajoni, pa sistem ujitjeje e me toka skeletike me mbi 70% inerte që nuk japin efektivitet me kulturat e tjera bujqësore, intensifikimi i prodhimit të sherbelës kërkon një teknologji sa me efikase, pjese e se cilës është edhe plehërimi i kombinuar si faktor i rritjes se prodhimit dhe te cilësisë. Studimi mbi disa skema të plehërimit azotik në sherbelën e kultivuar ka pasur qëllim të përcaktojë dozën optimale të përdorimit të plehrave azotike dhe efektivitetin ekonomik të përdorimit të tyre, për kushtet klimatike tokësore të këtij rajoni. [Për më shumë…….]

Studimi i efektit të dozave të ndryshme të fosforit e potasit kundrejt nitratit në prodhimin e sherbelës.

Pas studimit mbi disa skema të plehërimit azotik në sherbelën e kultivuar,  u ndërmor edhe studimi i efektit të dozave të ndryshme të fosforit e potasit kundrejt plehrave azotike në prodhimin e sherbelës, përmes së cilit synohet te përftohet një sistem plehërimi sa me efikas  në kushtet klimatiko-tokësore të Malësisë se Madhe (zona e Pustopojes) Studimi do të bënte të mundur gjithashtu mbështetjen e aktivitetit prodhues të fermerëve të këtij rajoni në përdorimin racional të plehrave kimike, për marrjen e rendimenteve të larta e cilësore.

Materiali dhe metoda

Materiali bimor: Sherbelë autoktone, në vitin e tretë  të  prodhimit.

Metoda: Studimi është realizuar në Dedaj të komunës Shkrel të M.Madhe. Variantet jane vendosur sipas skemës së bllokut të randomizuar në 4 përsëritje  dhe me  dendësi  të bimëve  5.5 bime /m2. [Për më shumë....]

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: