Teknika bashkëkohore të prodhimit të fidanëve të perimeve

Mbjellja e një fidani të mirë është baza për të arritur rendimente të larta në të gjitha kulturat  perimore. Një fidan i mirë do të thotë një nisje e fuqishme në një garë ku synohet të shkohet sa më larg në drejtim të sigurimit të të ardhurave.

Teknikat e prodhimit të fidanëve kanë evoluar së tepërmi duke e shndërruar këtë proces, jo vetëm në një mjet të mirë për sigurimin e të ardhurave, por shpesh edhe në biznese të suksesshme. Kushtet për prodhimin e fidanëve të perimeve mund të jenë shumë të ndryshme, në varësi kjo të qëllimit për të cilin këta fidanë prodhohen.  [Për më shumë…..]

Teknologji e kultivimit të Lakres kokë të hershme

Lakra është kultura më e rëndësishme dhe më e përhapur e familjes Crucifereae. Është bimë dy vjecare dhe konsiderohet si bimë dimërore. Vëndorigjina e lakrës kokë konsiderohen Evropa perëndimore dhe pellgu i detit mesdhe, ku gjënden dhe një mori formash të egra. Në vëndin tonë por dhe në Evropë kultivohet për prodhim pranveror, veror- vjeshtor e dimëror. Ka vlera të larta ekonomike dhe ushqimore. [Për më shumë…..]

TEKNOLOGJI E PRODHIMIT GJITHVJETOR TE SALLATES

Sallata (Latuca sativa L.)

Vlera ushqimore

Perhapja e gjere dhe perdorimi ne mase i sallates shpiegohet me vleren e madhe ushqimore dhe me cilesi te mira organoleptike.Sallata koke permban: uje 95.43 %, 1.43 lende azotike, yndyrna 0.24 %, sheqerna 0.10 % lende te tjera jo te azotuara 1.59 celuloze 0.54 %, hi 0.77 %. Marule 92.52 % uje 1.26 % lende azotuara, 0.54 % yndyrna lende te tjera jo te azotuara 3.55 %, Celuloze 1.17 % 0.98 hi. [Per me shume......]

Kultivimi i shalqinit

Sipërfaqja dhe prodhimi i shalqinit këto vitet e fundit, për shkak të kërkesës së tregut dhe

shtimit të konsumit të tij, është rritur. Në vitin 2010 përllogaritet të jenë mbjellë rreth 7200 ha, me rendiment mesatar 306.5 kv/ha. Zonat më prodhuese janë Lushnja, Fieri, Berati, Kavaja, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra, etj.

Kërkesat për faktorët klimatik.

Shalqini dallohet për kërkesa termike të larta; të cilat përmbledhur mund të paraqiten: [Per me shume....]

Momentet kryesore agorteknike të stinës në perime.

Shkurti  u karakterizua  si muaji me i ftohtë i dimrit të sivjetem,  u shoqerua me debore ne zonat malore dhe me temperatura te ulta per disa dite ne zonen  bregdetare. Për të përballuar situatat u morren masa për mbrojtjen e perimeve të mbjella në sera duke përdorur ngrohje e mbulesa të dyfishta.

sallate, spinaq, presh e lakër kokë   [Per me shume......]

Teknologji të kultivimit të perimeve autoktone. (Domate, spec, spinaq dhe rilke)

Domatja (Lycopersicon esculentum Mill) konsiderohet nga bimet perimore me të rendesishme. Kerkesat per të jane në rritje, si per origjinalitetin e shijes, ashtu dhe per diversitetin e menyrave të te ushqyerit. Per keto arsye, kultivimi dhe konsumi i saj eshte rritur ndjeshem, sidomos vitet e fundit, duke zgjeruar keshtu kalendarin e prodhimit të saj. [Për më shumë…..]

 

Fletëpalosje kultivimi i domates në sera

Qendra e transferimit te teknologjive bujqesore lushnje disponon shume hibride domatesh per serra dhe fushe. Kultivimi i perimeve ne fushe dhe serra, ka rendesi te madhe ekonomike, per aresye se ben te mundur zgjatjen e periudhes se prodhimit dhe konsumit te perimeve te fresketa gjate gjithe vitit. [Për më shumë…..]

RUAJTJA DHE SHUMËZIMI I LLOJEVE TË PERIMEVE TË VËNDIT

Perimet janë ndër bimët më të rëndsishme për vëndin tonë, si në drejtim të sipërfaqes që ato mbillen ashtu edhe të ardhurave që ato sjellin. Farërat e bimëve perimore që mbillen aktualisht në mjedise të mbrojtura dhe në fushë të hapur janë hibride. Pjesa më e madhe e sipërfaqes mbillet me farëra të importuara nga vënde të ndryshme dhe si produkte importi çmimi i shitjes së këtyre farërave në vëndin tonë është relativisht e lartë. Veç kësaj, për të realizuar rendimente të larta, ata kërkojnë zbatimin e teknologjive të larta të prodhimit industrial. [Per me shume.......]

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: