Rritja e prodhimit te mishit të shpendëve mbështetet ne punën për përmiresimin racor, ne pregatitjen e ushqimeve me vlerë te plote biologjike, në zbatimin e nje mbarështimi racional mbi baza shkencore, në sigurimin e mikroklimes dhe zbatimin e masave efikase te profilaksisë dhe karantinës veterinare
Kujdesi dhe mbareshtimi krahas me ushqimin kondicionoje rritjen dhe mbareshtimin e shpendeve per prodhim mishi, veprimtarine e tyre jetesore dhe produktivitetin. Rritja e shpendeve per prodhim mishi ka mare zhvillim te shpejte vitet e fundit. Mishi merret nga zogjte brojler, gjelat e detit, patat, rosat etj.
Prodhimi i mishit realizohet nga mbareshtimi i zogjve te mishit –Brojlerve.
Brojleret mund te rriten ne grupe umiforme ne menyre ciklike gjate gjithe vitit. Rritja e shpejte e brojlereve dhe pervetësimi i mire i ushqimeve jep mundesi te prodhohet mish me shpenzime minimale. Prodhimi ciklik i mishit te zogjve lejon shfrytezimin racional te ndertesave, pajisjeve dhe ul koston e prodhimit te mishit.
Mishi i shpendit ze aktualisht peshen me te ulet (7%) ne strukturen e prodhimit total te mishit ne vendin tone. Niveli i prodhimit te mishit te shpendit per fryme te popullsise tek ne eshte akoma larg standarteve te vendeve te zhvilluara.