Varietetet e fasules dhe rinovimi i teknologjisë së kultivimit në rrethet Durrës e Fier

Në grupin e bishtajoreve për kokërr, fasulja është bima që kultivohet në sipërfaqe më të gjerë dhe konsumi 5-6 kg/frymë në vendin tonë i kalon të gjitha vendet e BE, por rendimenti që merret,15 kv/ha është ende i ulët. Rritja e rendimentit të fasules  ndikohet nga kushtet klimatike dhe teknologjia e kultivimit, sidomos temperatura e lartë, thatësia dhe elementë të  veçantë si fara e çertefikuar,numri i bimëve/m2 dhe mungesa e ujitjes të cilat këto vitet e fundit kanë patur ndikim më negativ.Meqënse qarqet  Fier dhe  Durrës mbjellin përkatësisht 3266 ha dhe1300 ha ose së bashku 32 % të sipërfaqjes mbjellëse në shkallë vendi, me rendiment 15.5 kv/ha u krye studimi me synimin për:-Përcaktimin e varietetit më të mirë për zonën e ulët bregdetare. Dëndësinë më të përshtatëshme të bimëve/m2, normën e farës e cilësinë e saj dhe nevojat biologjike të fasules për ujë. Për të arritur një rendiment 25-30 kv /ha nga të dhënat e marra rezulton se duhet mbjellë varieteti me aftësi më të lartë prodhuese siç është linja 32-21 e mbjellë në 1-5 prill me normë fare 150kg/ha duke siguruar 32-35 bimë/m2. Kultivimi i linjës 232 dhe varietetit ‘’Shijak i fermerit’’ në distanca 60 cm midis rreshtave dhe 5 cm midis farës në rresht, u muar 24 e 19 kv/ha, ndërsa në distanca 60 x 10 cm - 16 e 13 kv/ha. Vënia në provë e disa linjave si 232, 545, 32-21 dhe varietetit të fermerit’’Shijak’’, rendimenti i realizuar arriti përkatësisht në vlerat 24, 20, 28 dhe 16 kv/ha. Aktualisht për fasulen nuk prodhohet farë e çertifikuar, nuk dihet ç’varietet mbillet në fermë dhe mbjellja realizohet me 90-100 kg farë/ha nga 140-150 që duhet të jetë. Gjithashtu, gjatë periudhës bimore përveç shërbimeve të tjera, kryesore është plotësimi i kërkesave për ujë sidomos në periudhën e lulëzimit dhe mbushjes së kokrrave. Për një prodhim biologjik 40-50 kv/ha kërkesat për ujë janë 3000-3500 m3/ha ose 300-350 mm që kur nuk realizohet kthehet në  faktor kryesor kufizues të prodhimit. Stresi ujor gjatë fazës vegjetative, ( fillim lulëzimi - mbushje kokërre) pasqyrohet në uljen e  numrit të luleve e bishtajave të lidhura rreth 25% më pak dhe gjatë rritjes së bishtajave e mbushjes  së kokrrës ndikon në uljen e numrit të kokrrave në bishtajë dhe të peshës së tyre në masën 30 %. Kur periudha e mbushjes së kokërrave deri dy javë para pjekjes shoqërohet me temperatura të larta ajrorore 32-350C , bën që fasulja të ‘’digjet’’ dhe jo të piqet.

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: