MISIONI I SEKTORIT MIF

SEKTORI I MENAXHIMIT TË  INTEGRUAR TË FERMAVE

Sektori i Menaxhimit të Integruar të Fermave është një strukturë e re për Kërkim-Zhvillim dhe Transferim Teknologjish, i krijuar si pjesë integrale e QTTB Fushë Krujë. 

Një ndër prioritetet e Programit të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e bujqësisë dhe të Strategjisë Sektoriale të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është zhvillimi i zonave rurale dhe zbutja sadopak e varfërisë në këto zona nëpërmjet rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Misioni

“Sektori i Menaxhimit të Interguar të Fermave synon të kontribuojë për një komunitet rural të qëndrueshëm, krijues, me diversitet, duke punuar në bashkëpunim me njerëzit dhe jo për njerëzit”

Vizioni

“Rritja e të ardhurave neto në familjet feremere që zbatojnë sistemin ne menaxhimit të integruar të fermave në Shqipëri me 20% në vitin 2015”                 

Në kushtet aktuale të zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë, ku fermat private sapo kanë nisur të stabilizohen, Sektori i Menaxhimit të Integruar të Fermave ka për qëllim futjen e metodave të reja efektive në menaxhimin dhe drejtimin e fermës si një njësi, me të gjithë komponentët e saj përbërës, për një fermë me aktivitet të qëndrueshëm dhe rentable; garantimin e një ushqimi të bollshëm dhe të sigurt për fermerin dhe konsumatorin, në harmoni me mjedisin; përdorimin minimal të plehrave kimike dhe pesticideve për mbrojtjen e bimëve, në sasitë minimale dhe vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme; sigurimin e një mjedisi rural të pasur, të pastër dhe të këndshëm; ruajtjen dhe shtimin e biodiversitetit dhe zgjerimin e arealit të përhapjes së jetës së egër në fshat; etj. [për më shumè....]

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: