RASP eshte nje organizate e specializuar per zhvillimin e zonave rurale. Qe ne fillimet e veta RASP dhe shoqatat qe ai ka mbeshtetur e kane shtrire aktivitetin gati ne te gjithe territorin e Shqiperise.

Vitet e fundit RASP eshte perqendruar ne zonat veri-lindore te Shqiperise, ne Kosoven Perendimore si dhe ne Butrint.

Zona veri-lindore eshte prioritare ne kete program sepse eshte zona me e varfer ne Shqiperi. Eshte nje zone ku burimet lehtesisht te shfrytezueshme jane te pakta si dhe kapacitetet njerezore pothuajse mungojne, ku infrastruktura eshte e pazhvilluar dhe ku ka me pak mbeshtetje nga donatore te huaj apo vendas. Programi jone ne zonat veri-lindore eshte perqendruar kryesisht ne rajonin e Pukes, Kukesit dhe Hasit.

Ne jemi prane zonave rurale per te zhvilluar aftesite e duhura te banoreve ne menyre qe te rritet statusi ekonomik dhe te permiresohet standarti i jeteses ne komunitetet ku ata jetojne RASP, synon te rrise kapacitetet e grupeve duke nxitur te dyja gjinite te bashkepunojne, nderkohe qe i shikon palet si elemente te domosdoshem te zhvillimit te shoqerise. Perfshirja dhe trajnimi i te dyja gjinive do te beje te mundur rritje te te ardhurave ekonomike te familjes, produkte me cilesore si dhe qendrueshmeri te aktiviteteve te ndryshme.

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: