Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Vlorë

Drejtori: Beqir KASHURRI

Adresa: VLORE

Tel/Fax:

Mobil:0676076777

E-mail: 

Linjat e brendshme:

Përgjegjësi i Këshillimit. Dervish SEFERI

Tel/Fax:

Mobil: 0682824501

E-mail: dervishseferi@gmail.com

HARTA ADMINISTRATIVE E QARKUT

Përshkrimi i shkurtër mbi shtrirjen gjeografike të qarkut dhe ndarjen administrative

Qarku i Vlorës ndodhet gjeografikisht në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, gjate fundit jugor të detit Adriatik dhe pjesës veriore të detit Jon. Emri i saj vjen nga emri i Aulones se lashte që ndodhet në pjesën qendrore të qytetit të Vlorës. Kjo pjese gjeografike përben një mozaik pamjesh historike e kulturore që kane një larmi të gjere habitateshe llojesh dhe ofrojnë vlera mjedisore të rëndësishme. Sipërfaqja e territorit të qarkut është 2706 km/2.

Zona gjendet nën veprimin e një klime tipike të bute mesdhetare

Kjo për shkak të afërsisë me detin, nga lartësia e ulet dhe nga mbrojtja nga erërat kontinentale. Niveli energjetik është rreth 170 kwh/m2 dhe në një vit ka 170 dite me diell. Zona është nen ndikimin e erërave detare.[Për më shumë.......]

Situata e ambienteve ruajtëse dhe përpunuese.

Ne qarkun e Vlorës numri i subjekteve të agrobiznesit çdo vit është në rritje .Aktualisht ka 270 subjekte  nga të cilat me të rëndësishme janë: 63 subjekte të përpunimit të qumështi, 33 fabrika vaji ulliri si dhe 23 kantina të verës. Nga fabrikat e vajit  dy  janë të verifikuara për prodhim vaji extravergine dhe bio organik. [Për më shumë.......]

Organizimi i fermerëve: (shoqatave apo kooperativave)

Veprojnë gjashte shoqata fermerësh të cilat funksionojnë rregullisht.

Shoqata e prodhimit të ullirit cilësor. Ka në përbërje 37 anëtare. Operojnë në 12 ha ullishte dhe prodhojnë 500-600 kv ulli.. Prodhimi i tyre është i destinuar dhe i kontraktuar me fabrikën e prodhimit të vajit extravergine dhe bio e cila ndodhet në fshatin Skrofotine të rrethit të Vlorës. [Për më shumë....]

Organizimi: Qendrave të Informacionit Bujqësor /ekstensionistet.

Sektori i Këshillim dhe Kooperimit Bujqësor ushtron aktivitetin e vet me një personel prej 20 specialiste, nga të cilët 5 janë specialiste të profilizuar të stafit dhe 15 specialiste të extensionit në terren. Ka 10 qendra të informacionit bujqësor që operojnë në zonat me intensive të qarkut. Konkretisht në Komunat e Novoselës, Shushicës, Kotës, Vllahinë, Lukovës, Xarres dhe Finiq, Bashkitë e Orikumit, Sarandës dhe Delvinës. Ngarkesa në terren për çdo extensionist është rreth 20.000 ha fizike ose 4100 hektarë toke bujqësore dhe mesatarisht 2 Nj.Q.Vendore. Nga 10 qendrat 5 prej tyre janë prone e DRB dhe rezultojnë me eficence shume pozitive.

 

Programi i Shërbimit Këshillimor për vitin 2012

Plani i punës dhe programit i  këshillimit i vitit 2012 i përgjigjet dhe përputhet me

prioritetet kryesore afat mesëm të strategjisë për zhvillimin e bujqësisë dhe asaj për zhvillimin e zonave rurale.

Në zbatim të këtij plani, detyra kryesore do të jetë ngritja e nivelit të punës së Qendrave Informacionit dhe Extensionit Bujqësor për një eficence të plote për realizimin e objektivit kryesor. Në ketë kontekst konsolidimi dhe rritja e numrit të Qendrave të Informacionit Bujqësor është detyre parësore dhe e pandërprere.

Objektivat kryesore të sektorit për zbatimin e plan-programit të vitit 2012 janë përcaktuar si me poshtë:

Aktivitete të zhvilluara nga shërbimi këshillimor

(Trajnime,Demonstrime, Dite fushe,Tavolina  Rrumbullakëta, Vizita Ferme, Panaire, Udhëtime apo vizita)

Gjate vitit 2011 Sektori këshillimit dhe kooperimit bujqësor ka zhvilluar dhe ka marre pjese  në shume aktivitete të extensionit bujqësor.

Janë realizuar gjithsejtë 307 takime në grup ,nga të cilat demonstrime 76,fushe 43 dhe  takime të tjera në grup 188. në këto aktivitete kane marre pjese 2238 fermerë kontakti, si dhe të tjerë fermerë të interesuar për informim dhe bashkëpunim me sektorin e këshillim-kooperimi bujqësor. Shume nga këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim dhe me aktore si institucione, organizata e projekte të ndryshme që operojnë në rajon tone. të tilla janë trajnimet dhe demonstrimet me QTTB-Vlore, Institutin e mbrojtjes se bimëve-Durrës, shoqatën Bio-Adria, Projektin USAID, Bankën Pro-Credit, Projektin IPA, Kompaninë BAJER etj. Sektori me pjesëmarrje të mire ka asistuar në prezantimin fermerëve prodhues në panairet e ndryshme kombëtare.

Demonstrim për mbjelljen e manadarinave: Sektori i Ekstensionit te DRB Vlore gjate realizimit te demonstrimit te mbjelljes se mandarinave ne fshatin Borsh, komuna Lukove, rrethi Sarande date 25.04.2014, me pjesemarrjen e zv.Ambasadorit te SHBA dhe ne bashkepunim me USAID.

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: