DREJTORIA E BUJQESISE LEZHE

DREJTORI: Ndoc  LLESHI

Tel/Fak: 3550215242 14 

Mobil: 355 0682189387

0676078001

E-mail:ndoc.lleshi@gmail.com

Pergjegjesi i sherbimit këshillimor: File  GjONAJ

Tel/Fak 355 0215 24570

Mobil:355 0693931740; 0672049183

E-mail: filegjoni@yahoo.com

QARKU LEZHE

Shtrirja Gjeografike

Qarku i Lezhës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, në gjatësinë gjeografike 41o 51’ 40” në veri dhe 41o 35’ në jug dhe në gjërësi gjeografike 38° 08’ në perëndim dhe 20°10’ 03” në lindje dhe kufizohet: në veri me qarkun Shkodër, në verilindje me qarkun Kukës, në lindje dhe juglindje me qarkun Dibër, në jug me qarkun Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik, me gjatësi vije bregdetare 38 km (nga Rëra e hedhur në Kepin e Rodonit). Territori i qarkut të Lezhës ka një sipërfaqe prej 1588.4 km2 dhe shtrihet në krahinën malore-qëndrore dhe ultësirën perendimore, ku 65% e sipërfaqes shtrihet në zonën kodrinore-malore dhe 35% në zonën fushore.

Qarku i Lezhës ka një pozicion të favorshëm gjeogafik në Shqipëri, dhe ndodhet në kryqëzatën e të gjitha arterieve të transportit duke shërbyer si nyje lidhëse veri-jug dhe lindje-perëndim.

Relievi në këtë rajon prezanton kontraste të theksuara të të gjitha llojeve si bregdetar, fushor, kodrinor, malor, alpin etj me një alternim ndërmjet tyre si në asnjë rajon tjetër të vendit, ku deti, fusha dhe malet janë shumë pranë njëri tjetrit.

Lartësia mesatare mbi nivelin e detit të rajonit të Lezhës është 413 m, ajo maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë) dhe minimale -4 deri -6 m (Knallë, Torovicë, Kakarriq, Tresh etj në Lezhë).

Në këtë rajon mbizotëron klima kontinentale për zonën malore dhe ajo mesëdhetare për zonën fushore. Temperatura mesatare është 15° C, ndërsa reshjet e shiut variojnë nga 1200-1700 mm, me shpërndarje të çrregullt gjatë vitit. Territori i këtij rajoni është i pasur me pasuri të mëdha mbi e nëntokësore, hidrike, minerare etj.

Larmia e relievit, klimës, topografisë, gjeologjisë, gjeomorfologjisë krijojnë kushte të favorshme për gjallesën e një shumëllojshmërie të florës dhe faunën tokësore dhe ujore, të egra dhe të buta.

Elementët fiziko-gjografike të territorit të qarkut të Lezhës, gërshtuar me njëri-tjetrin, florën dhe faunën dhurojnë peisazhe dhe bukuri mahnitëse që stimulojnë kryesisht zhvillimin e agrobiznesit dhe atë të turizmit në këtë rajon, si dy burime të rëndësishme të ardhurash për rritjen e mirëqenies dhe prosperitetit të banorëve të këtij rajoni dhe zhvillimin e tij.

Në territorin e rajonit të Lezhës jeton një popullsi prej 220477 banorësh , ku 40% e saj jeton në zonat urbane dhe 60% në atë rurale.

Historiku

Historia e këtij rajoni është e hershme, mbi 2000-vjet përpara lindjes së Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesë përbërëse të këtij qarku mbartin dhe trashëgojnë vlera të rëndësishme historike. Evenimente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare kanë ndodhur në viset e këtij rajoni, ku padyshim banorët e tij dhe veçanarisht prijësit e tyre fisnikë kanë dhënë kontributin e tyre në këto ngjarje.

Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së këtij rajoni veçojmë:

Krijimi i shtetit të parë Shqiptar, shtetit të Arbërit në vitin 1190, emblema e të cilit është gjetur në Gëziq të Mirditës dhe ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, ashtu si dhe emblema e Skurajve të Kurbinit e gjetur në Pllanë.

Në qytetin historik të Lezhës, nën drejtimin e Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, më 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhës (Besëlidhja e Lezhës) e cila bashkoi princat shqiptar në luftën e përbashkët antiosmane.

Në truallin e këtij rajoni u hapën shkollat e para shqipe në rafshin kombëtar, si shkolla e Ipeshvnisë së Shnapremtes në Kurbin në vitin 1632, shkollat e Pllanës dhe Velës të vitit 1638, shkolla e Blinisht të Zadrimës e vitit 1639 etj.

Ndër monumentet e trashigimisë historiko kulturore me rëndësi kombëtare janë :

“ Kanuni i Lekë Dukagjinit: ( Kanuni i Maleve ) i mbledhur dhe kodifikuar nga dijetari atdhetar At Shtjefen Gjeçovi.

“ Kanuni i Skëndëndbeut” i mbledhur nga kleriku dijetar Frano Ilia

Mbajtja e Kuvendit të Arbërit në fshatin Mërqi të Kallmetit të Lezhës, më 14 Janar 1703 dhe botimi në gjuhën shqipe i “ Koncilit” 1706.

Vetëqeverisja e Mirditës me dymbëdhjetë bajrakët e saj të prirë nga dera princore e Gjonmarkajve.

Bashkëjetesa ndërfetare e trashëguar ndër kohëra është një vlerë që banorët e këtij rajoni kanë trashëguar ndër vite dhe po e çojnë më lart.

Këtë fakt të bukur e deshmojnë mijëra pelegrinë me besime të ndryshme që vijnë nga e gjithë shqipëria dhe diaspora në Kishën e Shnandout në Laç, duke e kthyer atë në një nga qendrat më të mëdha peligrinazhit fetar në Shqipëri.

Potencialet

Qarku i Lezhes me nje siperfaqe prej 1619 km2 dhe një popullsi prej 220477 banorësh banore eshte i organizuar ne 3 rrethe, 5 Bashki, 16 Komuna dhe 170 fshatra. Pozicioni gjeografik , fusha, mali, lumenjet dhe nje vije bregdetare prej rreth 38 km ne Detin Adriatik qe nga kufiri me Velipojen e deri ne brigjet e lumit Ishem i japin nje perparsi turizmit duke qene favor edhe per zhvillimin e agroturizmit, zhvillimin e bujqesise, perimeve frutave te stines, prodhimet blegtorale mishi, qumeshti veza mjalti etj ne sherbim dhe funksion te turizmit.

Relievi i perzier me variacione te zones fushore, kodrinore e malore eshte nje baze e mire per kultivimin e te gjitha pemeve frutore, agrumeve, vreshtave, ullirit, arres, lajthise etj. .Pjesen me te madhe te tokes bujqesore te zones fushore e zene fusha e Bregut Mates e cila ka shtrirje nga e djathta e lumit Mat e deri ne anen e majte te lumit Drin ne afersi te Lezhes. Zona fushore e rrethit Kurbin ku perfshine fusha nga ura e Matit deri ne gryke derdhjen e lumit Ishem me pjellorine e saj dhe kushtet perben nje mundesi per zhvillimin e bujqesise intensive. Fusha e Zadrimes, masivi i kodrave ne lindje te saj, keneta e Kakarriqit etj, jane mundesi potenciale te rritjes se siperfaqeve me kulturat drufrutore, vreshtat dhe ullirin dhe nga ana tjeter shtimin e prodhimit te drithrave te bukes perimeve e bostanit.

Qarku i Lezhes ka 35 184 ha toke bujqesore nga te cilat mbi 27 000 ha toke bujqesore ne pjesen fushore bregdetare . Kullimi i pjeses me te madhe rreth 20 000 ha toke behet nga 7 hidrovore me kapacitet te pergjithshem rreth 150 m3/uje /sek. Kjo ben qe nje pjese e madhe e qarkut Lezhe te jete e kondicionuar me hidrovore – Zona e Kurbinit, komuna Fushkuqe me hidrovoret Droje dhe Shllinza, fusha e bregut te Matit me hidrovorin e Tales, Fusha e I.Shengjinit me hidrovorin Shengjin, Komuna Balldre , fusha ne Gocaj dhe keneta e Kakarriqit me hdrovoret Balldre e Gocaj si dhe pjesa e ulet e Komunes Kallmet me Hidrovorin Gryke Zeze.

Struktura e kulturave eshte realizuar nga vete fermeret ne perputhje me nevojat, kushtet klimatiko-tokesore, agrofondit, tradites e teknologjive bashkekohore ne kushtet e ekonomise se tregut, te mbeshtetur nga rajonizimi i percaktuar prej specialisteve te bujqesise te DRBUMK Lezhe, ne menyre te veçante te ekstensionisteve ne 9 Qendrat e Informacionit Bujqesor dhe stafit te Sherbimit Keshillimor. 

 


SILAZHIMI I MISRIT ME KALLI

VRESHTARIA LEZHE

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: