PLATFORMA

 

“Rrjeti i Inovacionit, Kërkimit dhe Këshillimit në Bujqësi”

Procesi drejt integrimit evropian për vendin tone, vë përballë sfidash të mëdha e të vështira edhe sektorin e bujqësisë e ushqimit. Liberalizimi i tregjeve i shoqëruar me rritjen e konkurrencës, kërkesat për produkte cilësore dhe të sigurta, nevoja për komercializimin e fermave, etj nuk mund të përballohen pa një zhvillimi teknologjik të shpejtë e të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, gjenerimi, përshtatja dhe transferimi i teknologjive të reja tek fermerët ka një rendësi themelore. Zhvillimi i teknologjisë dhe transferimi i saj është proces kompleks, që kërkon koordinim, marrëdhënie të qarta dhe mekanizma lidhës ndërmjet aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë sistem.

 

Platforma për inovacion, kërkim dhe këshillim bujqësor

 

Përmirësimi i përfshirjes dhe ndërveprimin efektiv midis të gjithë aktoreve të AKIS në Shqipëri, nëpërmjet një rrjeti institucional të përmirësuar dhe efektiv, si dhe të një strategjie efektive komunikimi, duke inkluduar një rrjet virtual kërkimi dhe ekstensionit dhe duke përmirësuar kapacitetet e stakeholders, ka qene edhe objektivi kryesor i Projektit UNJP/ ALB/006/UNJ.

Në përfundim të këtij projekti, një element i suksesshëm, u konsiderua edhe ngritja e Platformës për inovacion, kërkim dhe këshillim

Platforma”Rrjeti për inovacion, kërkim dhe këshillim” është një mjet mjaft i përshtatshëm për përmirësimin e përfshirjes të tërë aktorëve kryesorë në procesin e këshillimit në bujqësi.

Platforma:

  • Mjet mjaft efektiv për shkëmbimin e informacionit midis aktorëve të ndryshëm të kërkimit dhe shërbimit të këshillimit bujqesor ( strukturave publike dhe private)..
  • Siguron transparence dhe ndërveprim për aktoret e përfshire, të cilët mund të japin kontributin e tyre në përmirësimin e teknikave dhe teknologjive të ndryshme, të paraqitura në ketë platforme
  • Krijon mundësinë e publikimit të artikujve shkencore, debateve, nëpërmjet opinioneve të eksperteve të fushave të ndryshme si dhe ofron oponencë për projektet e ndryshme/ teknologji /elemente teknologjie, etj.
  • Rrit efikasitetin e kohës, duke shmangur në të shumtën e rasteve nevojën për të organizuar takime me eksperte të institucioneve të ndryshme, të cilët do të shpenzojnë kohë dhe buxhet për të realizuar këto takime ballë për ballë
  • “Zvogëlon distancat” midis ekstensionistëve dhe kërkuesve dhe siguron një prezencë “virtual” të kërkuesve për të interesuarit.
  • Rrit ndjeshëm mundësinë për të ofruar informacion të shumëllojshëm nga çdo aktor i interesuar, duke e përqendruar këtë informacion, në një portal të vetëm.

 

Kjo Platforme, konsiderohet një VERCON-like.

 

VERCON (Rrjeti i komunikimit virtual të ekstensionit dhe kërkimit) është një model konceptual, që çdo vend mund ta ngrejë dhe përshtate për të përmirësuar aksesin për informacionit bujqësor e shkëmbimin e njohurive, për të forcuar lidhjet midis aktoreve të zhvillimit rural duke përdoruar teknologjitë e informacionit dhe komunikimit

Por, funksionimi i një modeli VERCON, kërkon infrastrukturën përkatëse.

 

Mungesat në teknologjinë e informacionit, kanë vështirësuar rolin e aktoreve të ndryshëm, duke kufizuar kontributin e kërkimit dhe ekstensionit në zhvillimin e bujqësisë.

 

Ne sistemin tone të këshillimit bujqësor, kjo infrastrukture ka shume mangësi , sidomos në nivelin e qendrave të informacionit bujqësor. Për ketë arsye, në do të kalojmë gradualisht në modelin e plote VERCOn dhe hapi i pare është ngritja dhe funksionimi i një VERCON-like.

 

Sistemet pluraliste për shërbimet këshilluese, ku aktorët të shumta nga sektorët publikë dhe jo-publike japin shërbimet e tyre, po bëhen gjithnjë e me prezentë në zonat rurale, dhe në këtë kontekst, funksionimi i mirë i kësaj platforme, merr një rendësi të veçantë.

Platforma “Rrjeti bujqësor për inovacion, kërkim dhe këshillim në bujqësi” inkludon një rrjet kërkimi dhe ekstensioni, për të aftësuar fermerët dhe popullsinë e zonave rurale, drejt kërkesave të tregut, diversifikimit të të ardhurave, mbrojtjes së mjedisit dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Pergatiti: Prof.Dr.Tatjana Dishnica

Drejtore e Sherbimit Keshillimor, Kerkimit dhe Informacionit Bujqesor (MBUMK)

Tel: 00355 42 2232 69

Mob: 00 355 682055321

E-mail: tana@icc-al.org

Website: www.mbumk.gov.al

 

 

Projekti

Fuqizimi i lidhjeve funksionale
 dhe ndertimi i kapaciteteve
midis aktoreve te sistemit
kombetar te kerkimit dhe
ekstensionit bujqesor per
te siguruar sherbime efektive
dhe relevante per fermeret
e vegjel shqiptare

(UNJP/ALB/006/UNJ)

 

 

Strategic partners: